Sulmohet aktorja shqiptare, hajdutët i hyjnë në banesë

Sulmohet aktorja shqiptare, hajdutët i hyjnë në banesë

11:54, 23/09/2020

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45 aktorja e njohur shqiptare, Arta Elezaj është sulmuar nga një person i armatosur me qëllim grabitje.

Sipas policisë kosovare, thuhet se personi i armatosur ka hyrë në banesën ku jetonte Elezaj me shoqen e saj në Prishtinë.

Ai ka marrë disa stoli ari dhe dy ora, mirëpo dëmi total nuk dihet ende saktësisht.

Policia bën të ditur se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Arta deri më tani nuk ka dal me një prononcim.

Aktorja u bë e njohur përmes serialit ‘O sa mirë’ dhe më pas në ‘Duplex’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco