Klea Huta ka një mesazh për të gjithë ata që prekin fëmijë e dikujt pa leje

Klea Huta ka një mesazh për të gjithë ata që prekin fëmijë e dikujt pa leje

10:18, 23/09/2020

Me siguri, të paktën njëherë gjatë jetës,  jeni ndeshur në rrugë me situatat të tilla të sikletshme, ku disa njerëz në shenjë afrimiteti dhe dashurie, nuk mbajnë aspak distancë me bebet apo nënat që takojnë, qofshin këto të afërm apo jo.

Madje përkundrazi, i ledhatojnë, puthin apo marrin ata në krahë në shumicën e rasteve, pa marrë një aprovim nga prindi.

Por kjo gjë, shpeshherë kthehet në bezdi për prindërit, për shkak të mikrobeve apo viruseve që i kanosen një fëmije nga prekja apo puthja e të rriturve.

Nga këtu, me sa duket, nuk bën përjashtim as moderatorja Klea Huta, e cila me anë të një postimi në Instagram “ paralajmëron” që distanca është e domosdoshme në raste të tilla.

 “Kur është koha e duhur për të prekur bebin e një të huaji? Thjesht mos e prek fëmijën e dikujt pa pyetur më parë” shkruan Klea .

Me sa duket, moderatorja  bashkë me vogëlushin e saj Krid, është gjendur në një situatë të tillë ose me anë të këtij postimi dëshiron ta shmangë atë, me të drejtë!

Image

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco