Këngëtari 25 vjeçar, kryeson në “Billboard Music Awards 2020” me 16 nominime

Këngëtari 25 vjeçar, kryeson në “Billboard Music Awards 2020” me 16 nominime

19:35, 22/09/2020
A+ Aa A-

Reperi i njohur, Post Malone ka marrë 16 nominime në “Billboard Music Awards”, i cili do të transmetohet në 14 tetor në Los Angeles.

Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga NBC dhe Dick Clark.

Nominimet e 25-vjeçarit përfshijnë artistin më të mirë, artistin më të mirë në kategorinë e meshkujve, artistin më të mirë në zhanrin ‘rap’ dhe artistin më të mirë me këngët më të dëgjuara.

Albumi I tij i vitit 2019 “Hollywood’s Bleeding” – i cili përfshin hitet “Circles”, “Wow” dhe “Goodbyes” – është në krye të Billboard 200.

Pas Malones, renditet Lil Nas X me 13 nominime, ndërsa Billie Eilish dhe Khalid shënuan secili nga 12.

Malone, Eilish dhe Khalid do të garojnë për çmimin më të madh të shfaqjes, artisti/ja më e mirë, së bashku me Taylor Sëift dhe Jonas Brothers.

Evenimenti duhej të mbahej në muajin prill, por u shty për shkak të koronavirusit./Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco