Konkurentja në “Miss Universe Albania 2020” flet për vështirësitë në jetën e saj

Konkurentja në “Miss Universe Albania 2020” flet për vështirësitë në jetën e saj

15:01, 22/09/2020
A+ Aa A-

Modelja nga Laçi, Elsa Alijaj, konkurrente në “Miss Universe Albania 2020” e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ndau me ndjekësit historinë e jetës së saj.

Aspak e lehtë nuk duket rruga e jetës së modeles Elsa .

Ajo, tregoi se ka lindur në Itali por jeta e ka përballur me disa vështirësi.

"Kam lindur në Itali. Familja ime si shumë familje të tjera ka emigruar për një jetë më të mirë, por kemi kaluar shumë vështirësi. Punoja për t'i dhënë forcë dy vëllezërve të mi të vegjël. Jeta të ul në gjunjë, por ti duhet ta puthësh tokën, me besimin se një ditë do puthësh qiellin. Mami punonte si pastruese, unë duke e parë mamin që lodhej s'mund të rrija në shtëpi. Pas shkolle shkoja me mamin dhe ndihesha mirë që po bëja diçka për familjen. Çdo vështirësi që vjen në jetë, nuk vjen për të të rrëzuar, por e marr si një dhuratë nga Zoti se një ditë ka me ja vlejt dhimbja", tregoi Elsa.

Ndër të tjera, modelja preku një moment vërtet të dhimbshëm nga jeta e saj prej fëmije, ku tregon se shoqeve të klasës ju kërkonte ëmbëlsira, që të nesërmen t’ua jepte vëllezërve në shkollë pasi shpeshherë ata nuk kishin çfarë të merrnin me vete.

“Po mundohesha mos me e dallu që ishte krizë. Ndonjëherë mungonte ushqimi që vëllezërit merrnin tek shkolla. Unë shkoja për vete në shkollë dhe pyesja shoqen time më fal a keni ëmbëlsirë sepse më hahet, po sigurisht më thoshin. Unë i merrja dhe i fshihja dhe të nesërmen në mëngjes ia jepja vëllezërve të mi. I thoja që gjithçka është mirë, ne nuk kemi asgjë”, tregoi Elsa.

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco