Shtatzënë për herë të dytë, Meryem Uzerli  thyen heshtjen dhe flet për partnerin e saj misterioz

Shtatzënë për herë të dytë, Meryem Uzerli thyen heshtjen dhe flet për partnerin e saj misterioz

14:58, 22/09/2020
A+ Aa A-

Aktorja gjermano-turke, Meryem Uzerli, e njohur si “Sulltanesha Hyrrem”, do të bëhet nënë për herë të dytë.

Lajmin e bukur e dha vetë aktorja në një intervistë për gazetën Zamazingo.

“Jam 5 muajshe shtatzënë dhe pres që beben ta sjell në jetë në janar”-tha Uzerli. .

Aktorja zbuloi edhe gjininë e fëmijës, e cila është vajzë.

Mirëpo të gjithë ishin kurioz se kush ishte partneri i aktores.

Dhe së fundmi Meryem ka dhënë një intervistë për ‘Hurriyet’ ku ka deklaruar se nuk është vetëm.

Pranë saj është dhe i dashuri i saj i cili është një amerikan por që është transferuar për të në Gjermani.

‘Një fëmijë është dhuratë nga Zoti. Askush nuk mund të dënojë një person tjetër për këtë, është mëkat’ është shprehur aktorja.

Ajo është aq mirënjohëse ndaj Zotit për këtë dhuratë, saqë thashethemet për të nuk i bëjnë përshtypje. .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco