Aktorja Hazal Kaya tregon si sillen shikuesit turq kur e takojnë atë

Aktorja Hazal Kaya tregon si sillen shikuesit turq kur e takojnë atë

14:03, 22/09/2020
A+ Aa A-

Aktorja shumë e dashur turke, së fundmi ka ndarë me ndjekësit një përfundim në të cilin kishte arritur, duke u bazuar në eksperiencat e saj në rolet e ndryshme, që i janë besuar në serialet turke.

Për të gjithë ata që s’ju kujtohet Hazal Kaya dhe ‘Nihal’ tek “Dashuri e Ndaluar” janë i njëjti person.

Aktorja përmes një reagimi në rrjete sociale, tregon se është shumë e befasuar si si ndryshon reagimi i ndjekësve turq në varësi të personazheve që ajo luan.

Aktorja ka treguar, se kur ajo  luante “Nihal” në “Dashuri e ndaluar”, njerëzit i afroheshin me shumë edukatë për ti kërkuar një foto apo autograf. Kur ajo u bë 'Feriha', reagimi i fansave, sipas aktores, ndryshoi në mënyrë ekstreme. Aktorja, pohon se ata thërrisnin me zë të lartë: “Hej vajzë, eja këtu”.

Pra, sipas saj njerëzit të vlerësojnë në varësi të rolit dhe në varësi të asaj çfarë ti përfaqëson në atë rol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco