Një ditë zie për këngëtaren, Ava Max humb njeriun e dashur

Një ditë zie për këngëtaren, Ava Max humb njeriun e dashur

12:40, 22/09/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, duket se po kalon një humbje të madhe në jetën e saj.

Në një postim në rrjetet sociale, këngëtarja ka treguar se është ndarë nga jeta gjyshi i saj, Dionis Koçi, humbje që e ka prekur shumë këngëtaren.

"Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koçi. Sot ai u nda nga jeta. Ndërkohë që po shkruaj këtë zemra ime është e coptuar në miliona copa, por dua të ndajë këto foto të tij nga Shqipëria duke bërë atë që ai donte. Ai ishte komedian dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij. Ai ishte shpirti më bujar, njeriu që gjithmonë të lumturonte, një person që do të bënte gjithçka për ty. Gjithmonë do ta kujtoj në këtë mënyrë gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe u mbajte fort për të parë debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në skenë me mua. Të dua!” – ka shkruar Ava,  tek ka ndarë me ndjekësit  foto të gjyshit të shkrepura në Shqipëri.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco