Kim Kardashian planifikon divorcin nga Kanye West

Kim Kardashian planifikon divorcin nga Kanye West

09:29, 22/09/2020
A+ Aa A-

Përralla me Kim Kardashian dhe Kanye West duket se është në kreditet e fundit.

Sipas PageSix Kim Kardashian thuhet se po mendon ti japë fund martesës së saj me Kaney West pas pretendimeve publike të burrit të saj kundër abortit në lidhje vajzën etyre.

Ylli i 39 vjeçarit i Keeping Up With Kardashians ka pranuar se ka probleme me gjumin që nga fillimi i marrëdhënies me reperin 43 vjeçar.

Kim postoi në storyn e saj në Instagram së fundmi se ishte zgjuar para agimit duke shpjeguar se ajo po vuan nga pagjumësia këto kohë.

Ajo aktualisht po kërkon të marrë një diplomë juridike dhe aktualisht është në mes të një praktike katër- vjeçare.

Ka qenë një kohë e trazuar për Kim me njoftimin se Keeping Up With The Kardashians do të përfundojë vitin e ardhshëm, si dhe përçartjet e shpeshta të burrit të saj Kanye.

Burimet i thanë ‘The Sun’ se pretendimet e Kanye në lidhje me Kim që donte që shtatzënia e saj të ndërpritet me North ishin shumë të rënda për Kardashians.

Deklaratat përmes Twitter dhe jo vetëm nga Kanye West, pas njoftimit të dëshirës për të kandiduar për zgjedhjet presidenciale të SHBA kundër Trump, tani kufizohen me delir.

 Disa javë më parë ai rrëfeu se kishte menduar për divorcin me Kim Kardashian, sepse do të donte ta shtronte në spital.

Ndërsa Kim u mbrojt me anë të një postimi të gjatë në Instagram:

"Kanye është bipolar ... Ai është një person i shkëlqyer, por i ndërlikuar" shkruan ndër të tjera Kim.

Ajo thuhet se tani është "duke planifikuar të divorcohet" nga Kanye.

 Referenca është për një video të postuar në mediat sociale nga Kanye në të cilën muzikanti urinon në një Grammy në protestë kundër kompanive të regjistrimit.

Kanye thuhet se refuzon të "përmbahet planit të tij të kujdesit" dhe Kim është "thellësisht e zhgënjyer" me veprimet që po ndërmerr.

Gjithashtu dhe pandemia e koronavirusit ishte pjesë e problemit që e dërgoi Kanye në një "spirale në rënie" me shëndetin e tij mendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco