Dj Sardi tregon planet për martesë dhe çfarë e bëri të dashurohej me partneren

Dj Sardi tregon planet për martesë dhe çfarë e bëri të dashurohej me partneren

20:59, 21/09/2020

Dj Sardi është një nga personazhet më të përfolur të showbizit shqiptar. 

Ai ishte i ftuar në 'Ftesë në 5' ku ka treguar më shumë detaje nga lidhja e dashurisë që ka ndarë prej disa kohësh në rrjetet sociale.

Sardi tregoi se tashmë familjet i kanë ngrënë llokumet, duke zbuluar se dyshja ka hedhur një hap mjaft të rëndësishëm.

I pyetur se çfarë i pëlqen më shumë nga e dashura e tij, ai tha se i pëlqejnë sytë ngjyrë jeshile, ndërsa tek karakteri i pëlqente fakti se ajo ishte pak harraqe.

Më tej, Sardi tha se vajza që i ka marrë zemrën e njeh shumë mirë, e kupton për çdo gjë dhe se momentalisht jetojnë në shtëpi të ndryshme.

Sardi nuk e fshehu lumturinë e këtij momenti duke treguar se ndihet mjaft i plotësuar dhe se tashmë ka nisur ta ëndërrojë dhe dasmën. 

"Besoj do jetë një dasëm e ngushtë, jo e çmendur, por mund të them se do jetë me shumë violina." /Syri.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco