Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Upss, incident gjatë sfilatës. Modelja shtatzënë ngec në pishinë

Upss, incident gjatë sfilatës. Modelja shtatzënë ngec në pishinë

20:37, 21/09/2020
A+ Aa A-

Stilisti Christian Siriano është i famshëm për veshjet me silueta të ekzagjeruara.

Edhe në koleksionin pranverë-verë 2021 i dizenjuar nga ai, mbetet besnik ndaj kësaj prirje.

Ndërkohë një incident ka ndodhur teksa modelet ecnin drejt pasarelës. 

Ishte modelja Coco Rocha ajo që fitoi veshjen më mahnitëse, një fustan të kuq, me bisht dy metër të gjatë, e zgjedhur në lidhje me distancën që një person duhet të mbajë nga një tjetër, gjatë periudhës së pandemisë.

Ndërsa po sfilonte, modelja 7-muajshe shtatzënë u fut në pishinë, por në momentin që duhej të dilte, ishte pamundur. Pesha e fustanit të lagur dhe barku, bënë që ajo të kërkonte ndihmë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco