E nis sezonin e ri duke kërkuar falje, Ellen DeGeneres flet për akuzat e rënda

E nis sezonin e ri duke kërkuar falje, Ellen DeGeneres flet për akuzat e rënda

19:57, 21/09/2020
A+ Aa A-

Pas akuzave të shumta për një vend toksik pune, Ellen DeGeneres, është rikthyer për të drejtuar sezonin e 18-të të emisionit të saj.

Emisioni është akuzuan nga ish-punonjës se ka pasur ngacmime dhe racizëm në ambientin e punës.

Pretendimet më të fundit ishin se ajo do të zëvendësohej nga emra të njohur si Sean Hayes, Kristen Bell, Melissa McCarthy apo edhe mikja e saj, Jennifer Aniston.

Mirëpo, asnjë nga këto lajme s’ka rezultuar i vërtetë pasi vetë moderatorja është rikthyer sot në ekran, siç ka lajmëruar.

Ajo ka folur për herë të parë për akuzat që rëndojnë prej kohësh për të dhe emisionin e saj. 

“Siç mund ta keni dëgjuar, këtë verë pati akuza për emisionin tonë se ka një mjedis toksik pune dhe nisi një hetim për këtë. Mësova se këtu kanë ndodhur gjëra që kurrë nuk duhet të kishin ndodhur.

I marr shumë seriozisht të gjitha ato që janë thënë dhe dua t’i kërkoj shumë falje njerëzve që janë prekur. Unë e di që jam në një pozicion të privilegjuar dhe me pushtet dhe kuptoj që bashkë me këtë pozicion vijnë dhe përgjegjësi.

Prandaj, unë marr përgjegjësi për gjithçka që ka ndodhur në program.

Ky është emisioni i Ellen DeGeneres. Unë jam Ellen Degeneres. Emri është kudo këtu. Kemi pasur shumë biseda përgjatë këtyre javëve për programin, për vendin e punës dhe atë që duam për të ardhmen.

Tani janë bërë ndryshimet e duhura dhe do të vazhdojmë përpara.”

DeGeneres ka rrëfyer se është prekur shumë nga këto akuza, pasi ka krijuar imazhin e gruas që është gjithmonë e sjellshme dhe e mirë./Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco