Ky është sekreti për të patur një trup si të Halle Berry-t

Ky është sekreti për të patur një trup si të Halle Berry-t

18:44, 21/09/2020
A+ Aa A-

Ajo është 54 vjeçe, por mosha për të është vetëm një numër. 

Në 14 gusht, Hally Berry festoi 54 vjetorin dhe të gjithë vëmendjen e mori postimi i saj për ditëlindje, ku aktorja duket më në formë se kurrë.

"54...Dhe jeta sa vjen e bëhet më e mirë", shkruante ajo.

Halle ka qenë gjithnjë “fanse” e fitnesit. Në një postim në Instagram, në nëntor të vitit 2019, ajo thotë se nuk ka ndjesi më të mirë se t’i vendosësh vetes një qëllim dhe ta arrish atë.

“Vendosni qëllimin që doni, edhe më shumë sesa mendoni se mund të arrini. Mbajeni atë qëllim dhe punoni për të. Puna nuk do të jetë e lehtë, por për rezultatin, ja vlen çdo sekondë.”

Në një intervistë për ëomen’s Health US, aktorja i jep gjithë falenderimet e saj dietës ketogjenike. Ajo thotë se e ndihmon të qëndrojë elegante dhe të mbajë nën kontroll diabetin.

“Dieta ketogjenike është pa sheqerna dhe pa karbohidrate. Asgjë të bardhë.”

Halle e mbush dietën e saj ushqimore me yndyrna të shëndetshme, si: avokado, vaj kokosi dhe gjalpë. Vezët, proteinat dhe legumet janë pjesë e pjatave të saj, së bashku me shumë perime.

Vaktet e saj janë të plota dhe me shumë ushqim, por gjithnjë të shëndetshme.

Aktorja flet edhe për benefitet e “intermittent fasting”, që është konsumi i ushqimeve në një orar të caktuar.

 

 

View this post on Instagram

54....life just gets better and better! ?????

A post shared by Halle Berry (@halleberry) on

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco