U arrestua në kufi me dy pistoleta. Këngëtarja Fjolla Morina shtatzënë

U arrestua në kufi me dy pistoleta. Këngëtarja Fjolla Morina shtatzënë

14:02, 21/09/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja Fjolla Morina e cila u arrestua në pikën kufitare në Morinë, për armëmbajtje pa leje, do të bëhet nënë.

Ajo tashmë nënë e dy vajzave, është shtatzënë më fëmijën e tretë.

Të shtunën, pasi këngëtarja u kap me armë zjarri me vete, u dërgua në spital për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shendetësore.

 Ndërsa përsa i përkët akuzës, në deklaratën e saj përballë organit të akuzës, Fjolla ka pranuar autorësinë e armëve ndërsa është shprehur se i kishte harruar në çantë.

Gjithashtu ajo ka dhënë detaje dhe mbi personin që ia ka dhënë armën, ku është shprehur se ai është nga Gjermania por tashmë ka vdekur.

Gjatë arrestimi Fjolla ndodhej në makinë me dy persona të tjerë të cikët kanë deklaruar që  ata kanë qenë në makinë me këngëtaren vetëm për ta shoqëruar drejt Tiranës, dhe se nuk e kishin aspak idenë që ajo kishte marrë dhe pistoletë me vete.

Ndërkohë, pritet që të jepet masa e sigurisë, ku këngëtarja mund të përfitojë zbutje të dënimit për shkak të shtatzanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco