Dokumentari nxjerr zbuluar zërin real dhe jetën e shtirur të Paris Hilton

Dokumentari nxjerr zbuluar zërin real dhe jetën e shtirur të Paris Hilton

22:46, 20/09/2020
A+ Aa A-

Përveç bjondes perfekte, superfuqia e Paris Hilton është të ndërrojë zërat.

Nëse mendoni se zëri i vërtet i trashëgimtares është ai që keni dëgjuar shpesh, jeni gabim. 

Zërin e vërtet të 39-vjeçares do ta dëgjoni tek në dokumentarin e ri të saj dhe ndoshta do të shokoheni kur të mësoni se gjatë gjithë kësaj kohe është “shtirur” si bjondja tipike me zë të hollë. 

Këtë, Hilton e pranoi vetë gjatë një interviste të fundit, ku tha se “ka luajtur mrekullisht mirë rolin e një bjondeje budallaqe”.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, kam qenë në rol, prandaj bota jashtë nuk e di si jam unë në të vërtet. Versioni im i vërtet është brilant, unë s’jam bjonde budallaqe, thjesht mendoj që e bëj shumë mirë atë rol.

Mendoj se tani është koha që bota të njohë kush jam në të vërtetë. Kam kaluar kaq shumë gjëra dhe ekzistojnë shumë keqperceptime për figurën time.

Dua të mbahem mend dhe të respektohem si grua sipërmarrëse që jam.”

Besojeni ose jo, kjo që flet është Paris Hilton, bjondja e famshme aspak mëndjelehtë, siç i ka bërë njerëzit të mendojnë për vite me radhë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco