'U zgjova pa zërin tim'/ Këngëtarja flet për problemet shëndetësore

'U zgjova pa zërin tim'/ Këngëtarja flet për problemet shëndetësore

18:48, 20/09/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja Delta Goodrem ka zbuluar se si ajo e mbajti betejën e saj shëndetësore sekret nga publiku.

Delta tregon se u zgjua pa zërin e saj, pas ndërlikimeve nga operacioni i heqjes së gjëndrës së pështymës dy vjet më parë.

35 vjeçarja tha se procesi i rimëkëmbjes përfshinte shumë seanca terapie, që të gjitha të bëra në fshehtësi.

Ajo shpresonte dëshpërimisht të shërohej për të qënë pjesë në "The Voice" në shkurt të 2019. 

"Qëndrova në shtëpi, dhe çdo seancë terapie i bëra aty. Unë kisha rreth vetes miq dhe familjarë që kanë qenë gjithmonë pranë meje. Ishte kohë e vështirë për mua."

Delta ishte në gjendje të filmonte shfaqjen, duke thënë se ekipi në " The Voice" ishin "të mrekullueshëm", edhe pse ajo bëri prova të shumta. 

Në një video, e cila është bërë në mesin e muajit gusht të këtij viti, ajo shihet në spital, ndërsa e ka mjaft vështirë të flasë. /Syri.net/


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco