Big Basta i revoltuar për gjendjen e muzikës në Shqipëri : “Po pështyhet mbi atë vend”

Big Basta i revoltuar për gjendjen e muzikës në Shqipëri : “Po pështyhet mbi atë vend”

10:33, 19/09/2020

I zhvendosur në Zelandën e Re prej vitesh, këngëtari  Big Basta duket se ka hequr dorë nga muzika .

E për këtë vendim, lë të kuptohet se nuk është penduar aspak.  Këngëtari, prej gati 4 vitesh jeton në Zelandën e Re, me bashkëshorten e tij  këngëtaren Vesa Luma dhe djalin Lian.

Ai, përmes rrjeteve sociale ka ndarë një shkrim me ndjekësit, ku shkruan: “3 vjet e gjys shkëputje nga muzika Shqiptare, për të ardhmen time dhe familjes sime. Që kur të shkoj 45-50 vjeç t’mos kërkoj për punë në RTSH dhe të jem në gjendje të përballoj pleqërine.Në Shqipëri, prapë pa të drejta autori, prapë pa pension artistik, prapë pa asnjë suport nga shteti (e patë vete në kohën më të vështire) dhe prapë me M*T e bëjnë duke bërë këngë aspak me vlera. Qëllimisht po pështyhet mbi atë vend, turp!”

Nuk dihet çfarë e ka irrituar konkretisht Big Bastën, por duket se dhe bashkëshortja e tij, Vesa, e mbështet këtë mendim pasi e ka ri- shpërndarë postin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco