Ja si duket  'Sadna' pasi kaloi Covid-19

Ja si duket 'Sadna' pasi kaloi Covid-19

09:22, 19/09/2020
A+ Aa A-

E njohur si ‘ Sadna’  për publikun shqiptar, në një nga serialet më të ndjekura në vend, ‘Bidaai’, aktorja indiane Sara Khan, ndau me ndjekësit lajmin që ajo ishte prekur nga Covid-19.

Pas një karantinimi të gjatë në shtëpinë e saj, me sa duket, aktorja është në një gjendje më të mirë shëndetësore.

Gjatë kohës së karantinimit, Sara, ka ndarë me ndjekësit shumë foto, duke lënë të kuptohet që gjendja e saj shëndetësore ka qenë e mirë.

Optimiste dhe e qeshur, duket se Sara e ka kaluar me sukses  këtë fazë jo shumë të bukur të jetës së saj.

Ajo, me fotot e fundit, na tregon që ndjehet mjaft mirë me veten duke lënë poshtë fotos shënimin “Barbie Girl”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco