Këngëtarja shqiptare me hundën e fashuar,  tregon që operacioni shkoi me sukses

Këngëtarja shqiptare me hundën e fashuar, tregon që operacioni shkoi me sukses

08:59, 19/09/2020
A+ Aa A-

Ndërhyrjet estetike ngelen një nga zgjidhjet që shumë persona zgjedhin të bëjnë!

E në këtë rast, nuk bëjnë përjashtim as personazhet publike.

Këtë herë bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Rovena Stefa.

Ajo, ka ndarë më ndjekësit, një foto në InstaStory ku duket që i është nënshtruar një operacioni plastik.

Me hundën e fashuar, këngëtarja pozon nga shtrati dhe tregon se operacioni shkoi mirë.

"Sapo dola nga operacioni me sukses", ka shkruar këngëtarja .

Me sa duket, Rovena është një tjetër personazh i njohur që zgjedh ndërhyrjet estetike, por ndryshe nga shumë të tjerë duket se këngëtarja nuk e ka problem ta pranojë diçka të tillë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco