A ke folur ndonjëherë me Can Yaman?! Eva Murati ju përgjigjet fansave kuriozë

A ke folur ndonjëherë me Can Yaman?! Eva Murati ju përgjigjet fansave kuriozë

08:24, 19/09/2020
A+ Aa A-

Moderatorja Eva Murati, së fundmi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me anë të një komenti që ajo ka lënë në një video xhirimesh, të aktorit me origjinë shqiptare, Can Yaman, i cili po ashtu i është përgjigjur komentit të saj.

Mirëpo, këto komente, u bënë zanafilla e dyshimeve për fansat, të cilët janë bërë bërë shumë kuriozë të dinë nëse Eva ka komunikuar ndonjëherë me aktorin.

Gjatë disa pyetje-përgjigjeve që aktorja ka ndarë me ndjekësit në Insta Story, ajo është pyetur: "A ke folur me Canin? Na trego aman se plasëm!"

Moderatorja ka shkruar se preferon ta mbajë sekret, dhe se nuk do ta thotë kurrë.

 "Ky është një sekret që nuk do ta them kurrë! E di që më doni! Puthje, vajza e thashethemeve!", është përgjigjur Eva.

Me këtë përgjigje, Eva, duket se ‘i ka fryrë zjarrit’ pasi dyshimet për një njohje mes tyre, janë bërë më të forta!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco