Ka 5 vite pa dalë me një mashkull, aktorja tregon kushtin që ka për ta

Ka 5 vite pa dalë me një mashkull, aktorja tregon kushtin që ka për ta

15:28, 18/09/2020
A+ Aa A-

Charlize Theron i dha fund lidhjes së saj me Sean Penn, 5 vite më parë dhe prej asaj kohe ajo është single. 

Gjatë intervistës së dhënë në episodin e së enjtes në The Drew Barrymore Show, aktorja fituese e Oscar-it foli hapur rreth disa takimeve që ka pasur gjatë kësaj kohe, por që nuk kanë shkuar më tej, drejt një lidhjeje apo romance. 

Ajo tregoi se është një nënë e përkushtuar ndaj vajzave, Jackson, 8 vjeç dhe August 5.

“Unë nuk kam dalë me askënd për më shumë se pesë vjet. Dua një lloj loje, ku jeta ime është me të vërtetë e mirë kështu që ti bën mirë të më ofrosh mirë dhe ndoshta më mirë sepse unë thjesht nuk do të pranoj asgjë më pak”.

Më pas aktorja tregoi me sinqeritet të madh se nuk ndihet e vetmuar.

“Sapo u bëra me fëmijë, nuk e ndërroj me asgjë tjetër, ose të bën më pak të interesuar për diçka tjetër. Kërkon shumë punë të jesh prind.

Një pjesë e kësaj është se në fund të ditës kur unë shtrihem në shtrat mendoj, ‘O Zot, nuk do të doja që kjo ditë të ishte ndryshe'”.

Theron dhe Penn, 59 vjeç, thuhet se kanë qenë bashkë nga viti 2013 në vitin 2015. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qe baba18/09/2020 15:43

Qebaba ku jam. Ta mushi plot pernate. Me mu i ben edhe nja 3 fmi, tkthej ne pjellore prap. Se ai Peni ste ka bo dot gjo. Baba jam rrit tamel dhie dhe e kam nda pjeshken ndysh hala pa u pjek mire.

Shto koment

Denonco