Pas 'zhdukjes' në heshtje, Loredana bëhet e 'gjallë' në rrjetet sociale

Pas 'zhdukjes' në heshtje, Loredana bëhet e 'gjallë' në rrjetet sociale

13:15, 18/09/2020
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, reperja Loredana Zefi merakosi fansat e saj kur llogaria e saj me miliona ndjekës ‘u zhduk’ në heshtje.

Nuk e dimë se cila është arsyeja e largimit të reperes, mirëpo fansat po mendojnë dy opsione:

Kjo zhdukje mund të lidhet me projektet e saj të fundit të cilat i ka përmendur vazhdimisht si dhe albumin për të cilin ka kohë që ka nisur të punojë, e po ashtu edhe me procedimin ligjor kundër saj që u ri-aktualizua së fundmi, mirëpo edhe për fushatën “bojkoto Loredanën” që ka nisur në rrjetet sociale.

Megjithatë, një tjetër arsye që mund ta ketë shtyrë Loredanën drejt këtij vendimi, është pushimi nga rrjetet sociale për një kohë, gjë të cilën e kanë bërë shpesh edhe yjet ndërkombëtarë.

Loredana është bërë përsëri "e gjallë", duke përdorur llogarën e vajzës së saj Hana, për të promovuar këngën e njërit prej kolegëve e miqve të saj, Capital Bra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco