Pas divorcit, Cardi B dhe Offset do të jenë miq?!

Pas divorcit, Cardi B dhe Offset do të jenë miq?!

12:57, 18/09/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja e repit Cardi B dhe Offset u përfolën shumë së fundmi për shkak të divorcit.

U tha, se arsyeja pse Cardi B i kërkoi divorcin ishte pikërisht tradhëtia nga Offset.

Por jo vetëm kaq, pasi më vonë u dyshua për një fëmijë të mundshëm jashtëmartesor nga Offset.

Por,  disa burime për Page Six , kanë pohuar se Cardi B dëshiron që divorci të jetë sa më miqësor dhe që nuk janë të vërteta thashethemet që qarkullojnë se Offset është babai i një fëmijë tjetër.

“Nuk ka asnjë fëmijë tjetër. Asnjë foshnjë nuk është në rrugë. Ky thashethem është super i rremë. Ajo, dëshiron që ata të dy, të kenë kujdestarinë e bashkë-prindërimit. Cardi B dëshiron që gjithçka të jetë super miqësore ”, u shpreh burimi.

Kujtojmë që dyshja janë prindër të një vajze dy vjeçare të quajtur Kulture.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco