Puthje dhe prekje, Bebe Rexha prezanton të dashurin

Puthje dhe prekje, Bebe Rexha prezanton të dashurin

11:21, 18/09/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë gjithnjë e rezervuar për sa i përket jetës private.

Ajo nuk është përfolur për ndonjë lidhje me dikë, duke e ruajtur me fanatizëm jetën emotive të saj.

Për herë të parë, Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh të sajin, ku shfaqet duke puthur një mashkull pranë një veture luksoze.

Artistja ka mbuluar fytyrën e mashkullit misterioz me një emoji në formë zemre dhe ka shkruar “Urime ditëlindjen beb”.

Kjo ka lënë fansat të aludojnë se 31-vjeçarja është në një lidhje serioze dhe mjaft e lumtur në krahët e mashkullit, që nuk preferon ende ta bëjë publik për mediat.

Pak kohë më parë, ajo u pa nën shoqërinë e një djaloshi misterioz, i cili rezultoi të ishte regjisori i njohur Keyan Safyari, me të cilin aludohet se artistja shqiptare është në lidhje.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco