'Jeta më ka sfiduar me humbje të mëdha', Rozana përlot me rrëfimin e saj

'Jeta më ka sfiduar me humbje të mëdha', Rozana përlot me rrëfimin e saj

10:52, 18/09/2020

Rozana Radi është një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar. 

Prej vitesh, ajo sjell projekte muzikore që ka synim të ngrejë zërin dhe për të drejtat e vajzave dhe grave.

Së fundmi, në një postim në Instagram Rozana ka zbuluar se ia ka dalë të përballet me vështirësi nga më të ndryshmet në jetë, por asnjëherë nuk i ka zgjatur dorën askujt.

Ajo ka kujtuar humbjen e babait dhe të nënës së saj, duke thënë se frika e vdekjes e ndjek kudo.

“Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë perfekte! Jeta më ka sfiduar me humbje të mëdha. Humba babin në moshën më delikate e dy vite më vonë nënën time. Me ikjen e tyre, frika e vdekjes më ndjek ngado.

Jeta ime nuk ka qenë një ëndërr dhe ato pak gëzime që kam patur në jetë nuk mi kanë lënë ti shijoj disa “gazetarë”, shkuar dhe këndoj të vërteta ndaj shpesh më shihni tek emocionohem kur interpretoj.

Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare, por ja kam dalë e vetme sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ja zgjatur dorën askujt”.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco