Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Aktorja turke i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia

Aktorja turke i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia

09:50, 18/09/2020
A+ Aa A-

Aktorja turke, Seren Fosforoglu është kurorëzuar në martesë me partnerin e saj, biznesmenin Kaan Onal. 

Çifti mbajtën një ceremoni, ku të ftuar ishin edhe shumë personazhe të njohur të ekranit turk dhe ku ra në sy ambienti luksoz. 

Aktorja dukej shumë elegante me fustanin e bardhë, të ngushtë dhe me tyl, teksa mbante në duar një buqetë me lule. 

Në një postim në Instagram, Seren falenderonte miqtë që ia bënë ditën edhe më të bukur. 

“Një jetë e re fillon tani, me plot dashuri. Faleminderit miqve që ma bënë edhe më të bukur këtë ditë. Gjëja më e bukur në jetë është të mbledhësh njerëz. E bëra dhe këtë.

Të ndash lumturinë kërkon një zemër të pastër. Jeta ime rrethohet nga njerëz me shpirt të bukur.

Tani kam një person special në jetën time, që e do edhe vajzën time dhe mua si nënë. Jam falenderuese për gjërat e mira. Mirëseerdhe jeta ime e re”-shkruajti aktorja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco