E quajti 'mosmirënjohëse', Enca 'kunja' Noizy-t: Do rrëfehem...

E quajti 'mosmirënjohëse', Enca 'kunja' Noizy-t: Do rrëfehem...

08:49, 18/09/2020

Reperi i njohur Noizy, ishte pak ditë më parë i ftuar në emisionin “NIN”, ky foli për sherrin e dikurshëm me Encën, i cili i dha fund shoqërisë së tyre.

Noizy e quajti këngëtaren “të lodhshme” dhe vazhdoi t’i qëndronte mendimit se Enca kishte qenë mosmirënjohëse ndaj tij.

“Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet.

Del në televizion dhe thotë unë ashtu, nuk po them dil të flasësh për Noizyn që ai më ka bërë mua, por kur bëhet pyetja, përgjigju siç është për tu përgjigjur”, u shpreh ai.

Por, Enca ka reaguar ndaj kritikave të Noizy-, nëpërmjet një foto në Instagram. 

“Kam diçka për të rrëfyer por më duhet edhe pak kohë.”- shkruan Enca, e cila ngjalli kuriozitet të madh me këtë deklaratë.

Ky status vjen menjëherë pas intervistës së reperit dhe mendja na shkon në faktin që ky rrëfim duhet të lidhet me Noizy-n dhe me shumë gjasa do të jetë një thumb drejtuar atij.

Megjithëse, mbetet për t'u parë çfarë do të rrëfej Enca. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco