FOTO/ Pink shtatzënë për herë të tretë?

FOTO/ Pink shtatzënë për herë të tretë?

08:29, 18/09/2020
A+ Aa A-

Pink performoi nw “Academy Of Country Music Awards”, ndërsa fansat dyshojnë se këngëtarja është shtatzënë për herë të tretë, pasi barku i saj është dukur më i fryrë se zakonisht. 

Ajo mbajti veshur në skenë një fustan shumë të gjerë me lule, që mendohet se mund ta ketë përdorur për të fshehur barkun.

Këngëtarja e hitit “Family Portrait” i la të gjithë pa fjalë me performancën e jashtëzakonshme përkrah Keith Urban, fansat nuk mund të mos habiteshin për ndryshimet në trupin e saj.

“ACM Awards… Pink është shtatzënë?”, shkroi dikush në Twitter.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Po mendoja të njëjtën gjë!”.

“Pink duket dhe tingëllon shumë mirë, por a po përpiqet ajo që të fshehë shtatzëninë”, shkruan një tjetër fanse.

Megjithëse thashethemet kanë vërshuar në rrjet për të, Pink nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë lajm. Këngëtarja është nënë e dy fëmijëve, një vajze 9 vjeçe të quajtur

Willow Sage, dhe një djali 3-vjeçar, Jameson Moon, të cilët kanë ardhur në jetë nga martesa e saj me Carey Hart.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco