Kylie zbulon çfarë mban brenda çantës, fansat e kritikojnë ashpër

Kylie zbulon çfarë mban brenda çantës, fansat e kritikojnë ashpër

15:40, 17/09/2020
A+ Aa A-

Kylie Jenner ka publikuar në Youtube, një video me titull “ëhat’s in my bag”, përmes së cilës zbuloi të gjitha produktet që nuk i mungojnë asnjëherë në çantë.

23 vjeçarja tregoi se produkti më i rëndësishëm që ajo ka çdo ditë me vete është një dezinfektes duarsh nga marka e saj, që nuk ka dalë akoma në treg. Kylie zbuloi dhe disa produkte të tjera që nuk kanë dalë ende në shitje, duke përfshirë lidhset Kylie Skin dhe një shkëlqyes buzësh.

Të gjitha produktet që Kylie mbante në çantë nga marka e saj ishin pecetat për pastrimin e grimit, kremi i diellit, balsami për buzët dhe një buzëkuq.

Por, fansat e Kylie mbetën shumë të zhgënjyer. Sipas komenteve, ajo nuk është treguar shumë origjinale dhe se e kishte bërë të gjithë videon për të reklamuar produktet e saj nga Kylie Skin dhe Kylie Cosmetics.

“Unë mendova se kjo do të ishte diçka më realiste, por ajo thjesht po promovon veten ose familjen e saj”, shprehet dikush tjetër.

"Në 8 minuta ka reklamuar vetëm produktet e veta". 

"Ka krijuar produkte të panevojshme", shkruan një tjetër koment. 

"Është çmenduri. Gjithçka është" Kylie kjo, Kylie ajo", "blini gjërat më bëni mua të pasur"./syri.net/ 

 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco