Eranda Libohova përlotet në emision nga fjalët e vëllait

Eranda Libohova përlotet në emision nga fjalët e vëllait

14:37, 17/09/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare, Eranda Libohova e ftuar tek Rudina Magjistari, ndër shumë tema të tjera, preku dhe temën e familjes.

Eranda u shpreh se ka një lidhje shumë të veçantë me vëllaun e saj Zamirin, madje e konsideron atë si një shok.

Ai e ka surprizuar të motrën me një videomesazh gjatë emisionit,  ku shpreh dashurinë dhe respektin e madh që ndjen për të.

Zamiri tregoi se është shumë krenar për të dhe uron që të mos ndryshojë kurrë.

“Eranda dhe unë u rritëm bashkë, kjo më dha mundësi që të kuptoj sukseset, përjetimet dhe zhgënjimet e Erandës. Unë jam rritur më dy motra artiste në shtëpi dhe tani ndoshta po rris një artiste të ardhshme, vajzën time Noa. Ndonjëherë nëpër shtëpi harroj dhe e thërras vajzën time Eranda. Eranda simbolizon kuptimin e një artisti të vërtetë, nuk ka komplekse, ka një zemër kaq shumë të madhe saqë dikush dhe mund të humbë aty, por mbi të gjitha Eranda është e pavarur dhe një frymëzim i çliruar dhe pa pranga. Për këto cilësi unë e dua dhe e respektoj motrën e vogël dhe shpresoj që të mos ndryshojë”, u shpreh ai.

Gjithashtu Eranda tregoi se Zamiri ka qenë përkrahja e saj më e madhe në familje dhe që asnjëherë nuk e parë atë nga pozita  e vëllait të madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco