'Më droguan, më përdhunuan...' Këngëtarja tregon orët e tmerrshme që kaloi

'Më droguan, më përdhunuan...' Këngëtarja tregon orët e tmerrshme që kaloi

10:08, 17/09/2020
A+ Aa A-

Jeta e Alexandra Jenna ndryshoi brenda 5 orësh.

Gjatë këtyre orëve, këngëtarja 28-vjeçare beson se është droguar dhe sulmuar seksualisht, por nuk mban mend realisht se çfarë ka ndodhur.

Në një artikull të gjatë "The Sun", thuhet se Alexandra ishte  në një klub në Manchester, teksa takoi një burrë dhe e pyeti se ku mund të gjente cigare. 

“Më kujtohet që porosita 2 vodka, para se të pyesja një burrë se ku mund të shkoja për të pirë një cigare.

Mendoj se më drejtoi në një kopsht në pjesën e pasme me qëllim. Ishte një hapësirë e mbyllur ku ata mbanin mbeturinat, dhe nuk mund të kthehesha brenda. 

Jam e sigurt që në pijen time kishte drogë, pasi pas kësaj nuk mbaj mend më asgjë. Mendoj se atje jam abuzuar seksualisht, madje shoferi i taksisë me të cilin po kthehesha në shtëpi më tha se po nxirrja shkumë nga goja”.

Ai e çoi Alexandra-n në një stacion policie, por e vetmja gjë që ajo mund të kujtojë është që u kthye në shtëpi me një automjet policie 5 orë më vonë.

Ajo kishte humbur edhe kontrollin e fshikëzës urinare, sepse ky ishte një tjetër efekt anësor i zakonshëm nga helmimi me GHB (drogë).

28 vjeçarja u dërgua në spital dhe në analizat e kryera, ajo rezultoi se kishte konsumuar drogë. 

Këngëtarja shprehet se asaj i është bërë edhe një video intime, e cila është  gjetur në një faqe porno.

“Nga pamjet e gjetura gjatë hetimit, vihet re një vajzë bjonde, e cila sapo mbaron një gotë me verë, fillon të mbyllë sytë pasi humb kontrollin dhe vetëdijen. Ndërkohë, burri që qëndronte përballë saj, në këtë moment i afrohet, e zhvesh, e përkul mbi tavolinë dhe fillon të kryejë marrëdhënie me të."

Në çdo video, gratë janë pa ndjenja dhe të paafta për të luftuar kundër meshkujve.

Alexandra thotë se gjithë jetën e saj do të jetojë me pikëpyetjen se çfarë ndodhi gjatë atyre 5 orëve që ajo ishte pa ndjenja./Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco