“Edhe unë i kam përjetuar fluturat në stomak!” Capital T flet për dashurinë

“Edhe unë i kam përjetuar fluturat në stomak!” Capital T flet për dashurinë

08:00, 17/09/2020
A+ Aa A-

Capital T është padyshim një nga emrat më të lakuar në muzikën shqiptare dhe ndër djemtë më të bukur dhe të lakmuar nga vajzat.

Së fundmi, artisti ka dhënë një intervistë për revistën “Story”, ku ka folur për karrieren e tij, sekretet e suksesit, për dashurinë.

I pyetur rreth faktit se kur do vijë momenti që të mos jetojë më vetëm, Capital T është përgjigjur se nuk mendon se ka një moshë rreth këtyre vendimeve, si bashkëjetesa, fejesa, apo martesa.

“Ato ndodhin në momentin që i ndjen, që je i gatshëm t’i marrësh ato përgjegjësi, dhe e ke personin e duhur që ta ofron dashurinë dhe i tajkon të gjitha për ty.“- thotë ai, duke shtuar se i pëlqen thjeshtësia dhe gjërat spontane, por mbretëresha e mendjes së tij mbetet “NANA”.

“Në jetë ndodh edhe ky fenomen reciprok“, thotë ai lidhur me refuzimet, teksa shton se: “Dashuria ekziston dhe si një njeri i gjallë i kam përjetuar edhe fluturat.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco