VIP-at mbyllin rrjetet sociale, ja arsyeja

VIP-at mbyllin rrjetet sociale, ja arsyeja

14:50, 16/09/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, dhjetëra personazhe të njohur të shoëbizit të huaj kanë ç’aktiviziuar llogaritë e tyre në rrjete sociale. 

Ata po 'bojkotojnë' Facebook-un dhe Instagramin, si pjesë e një fushate për të frenuar përhapjen e urrejtjes dhe propagandës në platformat e mediave sociale.

Kim Kardashian, Leonardo DiCaprio dhe Katy Perry janë vetëm disa nga emrat e mëdhenj që përfshihen në ngrirjen e mediave sociale për ‘Stop Hate for Profit’.

Kardashian, e cila ka 188 milionë ndjekës në Instagram, ishte e fundit që zgjodhi të bëhet pjesë e fushatës. “Keqinformimi i shpërndarë në mediat sociale ka një ndikim serioz në zgjedhjet tona dhe minon demokracinë tonë”, tha ylli i reality show-t .

Kompania e mediave sociale ka hasur në reagimin e shumë personazheve por jo vetëm për shkak të promovimit të diskriminimit, urrejtjes dhe dhunës në platformat online.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco