Ndryshoi look-un pas divorcit, këngëtarja italiane flet për ish-bashkëshortin

Ndryshoi look-un pas divorcit, këngëtarja italiane flet për ish-bashkëshortin

10:21, 16/09/2020

Këngëtarja e njohur italiane, Anna Tatangelo, ka folur për ndarjen nga kantautori i njohur Gigi D'Alessio, për karrierën dhe ndryshimin që ka bërë në look.

Në një intervistë për 'Domenica In', këngëtarja është shprehur se tani ndihet një Ana e re, dhe jo vetëm prej look-ut që ka ndryshuar.  

Kthimi nga brune në bionde, sigurisht pati ndikim të fortë tek fansat e saj, por Anna shprehet se ka ndryshuar në çdo gjë.

"Anna ka ndryshuar si artiste, si grua, si person. Unë jam kjo që shihni sot, që buzëqesh më shumë, argëtohet dhe kam gjetur pak a shumë një ekuilibër“.

Gjithashtu, ajo ka sjell së fundmi një këngë të titulluar "Guapo" dhe siç shihet ajo është duke përjetuar një aventurë të re muzike, asaj të Hip Hopit.

Një ndryshim radikal muzikor dhe mjaft guximtare, mund të themi për artisten që ka një karrierë të sukseshme në Itali. 

Shtytja për ndryshim, erdhi gjithashtu nga fundi i martesës 14 vjeçare midis saj dhe Gigi D’Alessio. 

Ata janë prindër të një djali, dhe pas shumë momenteve të vështira, të dy kanë zgjedhur t'i japin fund marrëdhënies së tyre, pa prishur lidhjen si prindër të një fëmije. 

Anna nuk dëshiron të flasë për historinë e saj me kantautorin napolitan, por shpreh se ata kanë admirim për njëri-tjetrin dhe se thellë brenda zemrës të tyre ka ende vuajtje të patreguara. 

"Nuk dua të flas për Gigin, por mund të them se ne dy shkëmbejnë vetëm admirim dhe mirëkuptim, por ka vuajtje që nuk mund të thuhen lehtësisht, por mbeten të fshehura thellë në zemrën e secilit prej nesh."  /syri.net/