Të lumtur në muajin e mjaltit, çifti i njohur turk merr lajmin e hidhur

Të lumtur në muajin e mjaltit, çifti i njohur turk merr lajmin e hidhur

09:01, 16/09/2020

Aktorja Gizem Guven dhe futbollisti Caner Turp, u kurorëzuan në martesë një javë më parë. 

Ata nisën muajin e mjatit dhe menjëherë nisën të publikonin foto në Instagram. 

Por së fundmi, çifti ka marrë një lajm të hidhur. 

Gjyshi i futbollistit është ndarë nga jeta. Caner Turp publikoi në Instagram një foto të gjyshit të tij me të cilin kishte një marrëdhënie të ngushtë dhe u shpreh se nuk ka fjalë ta përshkruajë dhimbjen që ndjen. 

“Nuk kam fjalë të përshkruaj çfarë ndjej. Ne humbëm gjyshin tonë të dashur. Qofsh i parajsës gjyshi im. U prehsh në paqe… të dua shumë”.

Gjithashtu edhe aktorja shprehu ngushëllimet e saj me një status. “Gjyshi i Canerit u nda nga jeta për shkak të një ataku kardiak. U prehsh në paqe.

Më kishte mbetur vetëm një gjysh. Ti ishe pranë nesh një javë më parë”.