Fero dhe Arbenita i japin fund lidhjes?

Fero dhe Arbenita i japin fund lidhjes?

08:41, 15/09/2020
A+ Aa A-

Ata të dy janë çifti më i komentuar i shoëbizit. Por mesa duket, lidhjes së tyre i ka ardhur fundi, pavarësisht ndarjeve dhe ribashkimeve.

Reperi Fero dhe modelja Arbenita, nuk e ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram dhe s’janë parë prej disa kohësh së bashku.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, kësaj here askush s’ka hedhur asnjë dedikim apo thumb për tjetrin në rrjete sociale, siç e kanë bërë shpesh, ndaj e kemi të vështirë të kuptojmë ç’po ndodh mes tyre.

Arbenita dhe Fero mund të kenë pasur një zënkë momentale dhe në nerva e sipër e kanë fshirë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, ose ky mund të jetë thjesht një veprim për të tërhequr vëmendjen e fansave.

Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme që qarkullojnë. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco