Një tjetër aktore largohet nga ‘Portokallia’

Një tjetër aktore largohet nga ‘Portokallia’

11:16, 10/09/2020
A+ Aa A-

Janë ngritur shumë pikëpyetje muajt e fundit nëse do të vazhdojë apo jo spektakli Portokalli  këtë sezon.

Por me transmetimin e spotit të programit, mësuam se në tetor do të nisë sezoni i ardhshëm i spektaklit të humorit në Top Channel.

Prej kohësh Xhemi Shehu ka pranuar që nuk do jetë më pjesë e këtij spektakli ku e kemi parë për shumë sezone radhazi.

Por dhe një tjetër aktore që njihet me emrin e personazhit të saj Luzja do të largohet nga ky program humori. 

Image

Renada Caci, e njohur për një sërë rolesh të suksesshme, që në vitet e para të Portokalli, nuk do të jetë më në kastin e aktorëve të këtij ‘show’. 

E pyetur nga ndjekësit në instagram, ajo e ka konfirmuar që nuk do të jetë pjesë e këtij sezoni por nuk ka preferuar të japë detaje rreth arsyes pse u mor ky vendim, apo dhe se ku do të shohim në sezonin e ardhshëm.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco