'Ndihesha si të isha përdhunuar...', Paris e prekur për videon intime me ish të dashurin

'Ndihesha si të isha përdhunuar...', Paris e prekur për videon intime me ish të dashurin

09:53, 10/09/2020
A+ Aa A-

Në një dokumentar ku flet për jetën e saj, Paris Hilton ka folur publikisht për një nga ngjarjet më të tmerrshme, që ka ndikuar shumë në jetën e imazhin e saj. 

Ish i dashuri i saj, Rick Salomon para shumë i publikoi një video të cilën ata e kishin xhiruar, kur po kryenin marrëdhënie seksuale.

Dokumentari i titulluar 'This is Paris', rrëfen jetën e milioneres, dhe se si u gënjye asokohe nga partneri.

Ajo e ka krahasuar këtë ngjarje si një “përdhunim që i është bërë në mënyrë elektronike”.

“Ajo ishte lidhja ime e parë e vërtetë. Isha 18 vjeçe. Isha shumë e dashuruar me të dhe doja ta bëja të lumtur.

Dhe më kujtohet që ai nxori kamerën dhe po më ushtronte presion që ta bëja atë gjë. Ishte njësoj si të isha përdhunuar në mënyrë elektronike.

Ai ishte momenti privat i një vajze adoleshente, por të gjithë e shihnin dhe qeshnin me të, a thua se ishte diçka komike”, është shprehur Paris e prekur.

Ajo ka shtuar se kjo video është gjëja e vetme për të cilën pendohet në jetë dhe që i besoi personit të gabuar.

Videoja në fjalë është xhiruar në vitin 2001 në një shtëpi dhe u shit nga i dashuri i Paris pas ndarjes së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco