Akuza për ngacmim seksual, aktori i njohur padit Kevin Spacey

Akuza për ngacmim seksual, aktori i njohur padit Kevin Spacey

09:42, 10/09/2020
A+ Aa A-

Aktori amerikan, Kevin Spacey po përballet me akuza për sulme seksuale në një proces të ri gjyqësor nga aktori Anthony Rapp dhe një person tjetër.

Anthony Rapp, ishte i pari që doli me akuza kundër Spacey në tetor të vitit 2017.  

Rapp pretendon se Spacey e ftoi atë në një mbrëmje në banesën e tij në 1986.

Ndërsa ishte atje, Anthony pretendon se Spacey i kapi vithet, e çoi në një shtrat dhe u vu sipër tij.

Ndërkohë, ai shprehet se ishte në gjendje të ikte në një banjë dhe më vonë doli nga banesa.

Paditësi i dytë identifikohet vetëm me inicale C.D.

Pretendohet se Kevin u takua me C.D. i cili ishte vetëm 12 vjeç në 1981, si student në klasën e aktrimit të Spacey.

Sipas akuzave, aktori 61 vjeçar u takua me C.D. përsëri kur ky i fundit ishte 14 vjeç, dhe Spacey ftoi djalin në banesën e tij. Atje, viktima tha se ai ka kryer seks anal dhe seks oral me të.

Rapp dhe C.D. shprehen se kanë pësuar dëmtime psikologjike për shkak të abuzimit të Spacey.

Kur Rapp akuzoi për herë të parë Spacey tre vjet më parë, aktori tha se nuk e mbante mend incidentin, por që nëse do të ndodhte, do të kishte qenë rezultat i “sjelljes së papërshtatshme të dehur”.

Kevin është përballur me çështje penale dhe civile në Nantucket dhe Los Angeles, megjithëse nuk ka qenë përgjegjës në asnjë procedurë deri më tani./ Syri.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco