Aktorja turke mohon lidhjen e dashurisë me këngëtarin, por ai i bën të papritur

Aktorja turke mohon lidhjen e dashurisë me këngëtarin, por ai i bën të papritur

08:31, 10/09/2020
A+ Aa A-

Prej kohësh, Farah Zeynep Abdullah, po përflitej për një histori dashurie me këngëtarin Reynmen.

Ky i fundit është gjithashtu shumë i njohur dhe kënga e tij “Ela” fitoi çmim si kënga më e dëgjuar në Turqi.  

Aktorja turke, e njohur në Shqipëri si “Sura” nga seriali “Kurt Seit dhe Sura”, dhe këngëtari  janë fotografuar disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe mediat turke flisnin për një histori dashurie që sapo kishte nisur mes aktores 31 vjeçare dhe këngëtarit 24 vjeçar. 

Por, në një prononcim për gazetarët, aktorja e mohoi lidhjen duke u shprehur: “Asgjë që është shkruar në media nuk është e vërtetë. Nuk kam askënd në jetën time”.  

Mesa duket, kjo deklaratë e ka nervozuar këngëtarin.

Ai ka hequr aktoren nga lista e ndjekësve në Instagram.

Farah e cila vuri re këtë menjëherë postoi një foto ku ironizonte këngëtarin për këtë veprim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco