Pamje shokuese/ Si kanë ndryshuar motrat Kardashian nga 2007-ta, deri më sot

Pamje shokuese/ Si kanë ndryshuar motrat Kardashian nga 2007-ta, deri më sot

14:34, 09/09/2020
A+ Aa A-

Kim Kardashian dha njotimin se “Keeping Up With The Kardashians” do të përfundojë vitin e ardhshëm pas 20 sezonesh transmetim.

Dhe ndërsa shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e familjes në 14 vitet e fundit, asgjë nuk ka evoluar më shumë sesa pamja e motrave Kardashian-Jenner.

Që nga viti 2007, Kim, Khloe dhe Kourtney Kardashian, ndryshuan pamjen e tyre nga disa vajza që përdornin tonin e errët të syve në atë që janë sot, presidente të kompanive të njohura të produkteve të bukurishe dhe nëna elegante.

Ndërsa, Kendall dhe Kylie Jenner u rritën para kamerës, duke u transformuar nga disa adoleshente të thjeshta, në femrat joshëse.

Nuk kishte arsye specifike për marrjen e këtij vendimi, por E!News tha në një deklaratë se respekton vendimin e familjes për të jetuar jetën e tyre pa kamerat anembanë.

Vitet e fundit motrat, veçanërisht Kourtney, kanë hezituar të filmojnë shfaqjen.

Kim gjithashtu ka pasur një vit të trazuar me betejën e shëndetit mendor të burrit të saj Kanye West dhe drejtimin e diskutueshëm presidencial të tij, duke u vënë përballë një presioni të madh në martesën e saj.

Por si kanë ndryshuar motrat nga sezoni i parë në të fundit? Ne po ju sjellim disa foto për të kuptuar ndryshimin e madh të tyre, që është super i dukshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco