Njihuni me 15 personat më të pasur që i përkasin industrisë më fitimprurëse

Njihuni me 15 personat më të pasur që i përkasin industrisë më fitimprurëse

14:11, 09/09/2020
A+ Aa A-

Bota e modës vazhdon të ngelet një nga industritë më të ndjekura por gjithashtu dhe më fitimprurëse.

“Business Insider” ka publikuar së fundmi listën e 15 personave më të pasur në botë në këtë industri.

Lista përfshin dizajnerë, themelues dhe trashëgimtarë që janë pjesë të kësaj industrie.

Por nëse doni të dini kush janë fatlumët, mund ti lexoni më poshtë.

Image

15. Chip Wilson: 6.1 miliardë dollarë

Ai themeloi Lululemon Athletica, një kompani me veshjeve sportive. Midis shkurtit 2019 dhe shkurtit të vitit 2020, Lululemon fitoi plot 4 miliardë dollarë.

Image

14. Ding Shijia: 6.19 miliardë dollarë

Ding Shijia është nënkryetari i Fujian, prodhuesi i produkteve sportive në Kinës, si Anta Sports Products.

Image

13. Giorgio Armani: 6.27 miliardë dollarë

Giorgio është bashkëthemelues dhe pronar i vetëm i perandorisë Armani, shtëpia e tij e modës zotëron veshje sportive, kozmetikë, restorante, hotele, etj.

Image

12. Ding Shizhong: 6.34 miliardë dollarë

Ding Shizhong është presidenti i Anta Sports, një nga prodhuesit më të mëdhenj kinezë të veshjeve sportive gjithashtu.

Image

11. Anders Holch Povlsen: 6.8 miliardë dollarë

Bestseller është kompania mëmë e 11 markave të modës, përfshirë Vero Moda, Only dhe Jack & Jones.

Image

10. Sandra Ortega Mera: 6,91 miliardë dollarë

Ortega Mera është vajza që themeluesi i Zara-s kishte me ish-gruan e tij, të ndjerën Rosalia Mera

Image

9. Heinrich Deichmann: 7.12 miliardë dollarë

Heinrich Deichmann është drejtues i fabrikës ndërkombëtare të këpucëve Deichmann, themeluar nga gjyshi i tij si dyqan këpucësh në Gjermani në 1913.

Image

8. Stefan Persson: 16.6 miliardë dollarë

Stefan Persson është Presidenti i shtëpisë së modës H&M, ai zotëron 36% të aksioneve në kompani.

Image

7.Leonardo Del Vecchio: 20,9 miliardë dollarë

Leonardo Del Veçhio është themeluesi i gjigantit të syzeve Luxottica, i cili me kalimin e kohës ka blerë Sunglass Hut, Ray-Ban dhe Oakley dhe ka bërë syze për marka të tilla si Chanel dhe Bulgari.

Image

6. Tadashi Yanai: 31.9 miliardë dollarë

Themeluesi dhe pronari i perandorisë japoneze të veshjeve Fast Retailing, distributori më i madh i veshjeve në Azi .

Image

5. Alain dhe Gerard Wertheimer: 32.3 miliardë dollarë

Bashkëpronar i shtëpisë franceze të modës Chanel së bashku me vëllain e tij Gerard.

Image

4. Phil Knight: 40.4 miliardë dollarë

Phil Knight është themeluesi i gjigandit të këpucëve Nike. Knight, një ish-vrapues, themeloi kompaninë 'Nike' së bashku me trajnerin e tij të drejtimit të kolegjit Bill Bowerman në 1964.

Image

3. Francois Pinault: 42.6 miliardë dollarë

François Pinault është themeluesi dhe pronari i grupit luksoz Kering, i cili përfshin shtëpitë ikon të modës si Guçi dhe Alexander McQueen. Ai është i martuar me aktoren meksikano-amerikane Salma Hayek që nga viti 2009.

Image

2. Amancio Ortega: 59.6 miliardë dollarë

Amancio Ortega bëri pasurinë e tij prej 60 miliardë dollarësh me grupin spanjoll të shpërndarjes së modës Inditex, të cilin ai themeloi me ish-gruan e tij Rosalia Mera në 1975.

Image

1.Bernard Arnault 88 miliardë dollarë

President I LVMH, kompania më e madhe e mallrave luksoze në botë. Miliarderi francez është personi i tretë më i pasur në botë, pas Bill Gates dhe Jeff Bezos.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco