'Mendojnë se jam e çmendur', Selena bën deklaratën e papritur për ish të dashurit

'Mendojnë se jam e çmendur', Selena bën deklaratën e papritur për ish të dashurit

09:54, 09/09/2020
A+ Aa A-

Selena Gomez ka vendosur të ndaj me ndjekësit e saj disa detaje nga lidhjes e saj. 

Gjatë një bisede me blogeren e bukurisë, Nikkie Tutorials, për të promovuar markën e saj të kozmetikës të quajtur 'Rare Beauty' , 28 vjeçarja ka folur edhe për ish-të dashurit e saj, përfshirë këtu, Justin Bieber dhe The Weekend. 

Këngëtarja shprehet se ata mendojnë se ajo është e çmendur.

"Eshtë thjesht qesharake. Për shkak se unë them se dua një të dashur dhe gjëra të tjera... dhe unë jam kjo jam, flas hapur, por nuk e dua një të dashur me të vërtetë, pasi ata kërkojnë shumë punë.

Secili nga ish-ët e mi mendon se jam i çmendur, por nuk më intereson."

Selena nisi të takoj me Bieber në vitin 2010, ndërsa u ndanë në vitin 2014. Më pas, ajo pati një lidhje prej 10 muajsh me këngëtarin, The Weekend në 2017.

Selena ka qenë e lidhur gjithashtu edhe me aktorin Orlando Bloom, dj Zedd, Niall Horan të 'One Direction' dhe mikun e familjes Hadid Samuel Krost./Syri.net./

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco