Ja si justifikohet Hulk për lidhjen me mbesën e ish-gruas

Ja si justifikohet Hulk për lidhjen me mbesën e ish-gruas

09:14, 09/09/2020
A+ Aa A-

Hulk u nda nga Iran Angelo, gruaja e tij e 12 vjetëve dhe nënë e tre fëmijëve të tij, për të nisur lidhjen me mbesën e saj Camila, duke e lënë Iran në “dhimbje të madhe”.

Sulmuesi i njohur brazilian Hulk është kundërpërgjigjur së fundmi me pretendime tradhtie bashkëshortore ndaj ish-gruas, pasi e la atë për të shkuar me mbesën e saj.

34-vjeçari gjithashtu refuzon pretendimet se e ka tradhtuar gruan me të mbesën Camila, edhe pse asnjëri nga të dy nuk ishin të përkushtuar për martesën.

“Nuk kam pasur marrdhënie me Camila kur isha i martuar. Nuk isha i lumtur në martesën time. Për këtë kisha shumë arsye. Ajo jetonte sikur ishte e vetme, dëshironte vetëm statusin e gruas së Hulkut”, thotë ai.

“Kur u njoha me Iran, isha 21 vjeç, sot jam 34, Camila është 32 vjeçe”.

Hulk luan tashmë për skuadrën e super-ligës kineze Shanghai SIPG, ku dhe nisi marrdhënien me Camila.

Ish-ylli i Zenit Saint Petersburg thotë se ishte i ndarë kur nisi të takohej me Camila dhe se ata e dhanë lajmin me ndërgjegjie të pastër.

“Camila erdhi në Kinë. Unë nuk besoj se jam një person i shëmtuar, jam i ri. Edhe Camila është e re dhe shumë e bukur. Ne u lidhëm sepse ishim të dy ‘single’. E kam ndërgjegjen e pastër për këtë. Nëse doni të më mallkoni e të më trajtoni si të isha një monstër, zgjedhja është e juaja”, shkroi Hulk për fansat në rrjetet sociale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco