Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Personalitetet e prekura nga COVID-19

Personalitetet e prekura nga COVID-19

08:31, 09/09/2020
A+ Aa A-

Sportistë, politikanë, artistë, nga Mbappé e Berlusconi te “The Rock”, kjo është një përmbledhje e personaliteteve të testuar pozitiv me COVID-19. Rastet e fundit

Silvio Berlusconi

Ish-kreu i qeverisë italiane, së shpejti 84 vjeç, njoftoi më 2 shtator se ishte infektuar nga COVID-19. Tashmë ai gjendet i shtruar në spital me një infeksion të mushkërive, megjithatë shëndeti i tij po përmirësohet, sipas mjekut të tij.

Usain Bolt

Legjenda e sprintit xhamajkan, Usain Bolt njoftoi në Instagram më 24 gusht se kishte hyrë në karantinë, ndërsa ishte në pritje të rezultateve të një testi. Agjenti i tij konfirmoi dy ditë më vonë se fituesi i tetë medaljeve të arta olimpike ishte vërtet i infektuar me koronavirus, pa treguar ndonjë simptomë.

Neymar

Tre lojtarë të PSG-së u testuan pozitivë më 2 shtator, disa ditë pas pushimeve në Ibiza. Midis tyre, ylli brazilian Neymar. Sulmuesi i siguroi shpejt fansat e tij në një postim në Instagram me një foto të tij dhe të birit: “Faleminderit për mesazhet, të gjithë jemi mirë”.

Mbappé

Pas Neymar, është radha e Kylian Mbappé të infektohet, më 7 shtator.

Duein Xhonson

Aktori hollivudian njoftoi në Instagram më 3 shtator se kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin. “The Rock”, i shpallur së fundmi aktori më i paguar i Hollywood-it, për të dytin vit radhazi, u bëri thirrje fansave të marrin vitamina dhe antioksidantë për të forcuar sistemin imunitar.

Rastet e mëparshme

Boris Johnson

Pas një jave në kujdes intensiv dhe dy javësh shërim, kryeministri britanik Boris Johnson u kthye në punë në fund të prillit.

Novak Djokovic

Numri një në botë i tenisit, zbuloi më 23 qershor se ishte infektuar me COVID-19. Ai sapo kishte organizuar një turne bamirësie, pavarësisht pandemisë.

Princi Charles dhe Princi Albert II

Të dy pësuan vetëm simptoma të lehta.

Tom Hanks

Aktori amerikan dhe gruaja e tij, Rita Wilson, qëndruan në karantinë në Australi për dy javë, pasi njoftuan në mars se ishin infektuar.

Të humburit

Shkrimtari kilian Luis Sepulveda, 70 vjeç, i detyruar të internohet nën diktaturën e Pinochet-it, iu dorëzua COVID-19 në Spanjë më 16 prill.

Senegalezi Pape Diouf, 68 vjeç, ish-udhëheqësi i Olympique de Marseille, vdiq më 31 mars.

Udhëheqësi indigjen Paulinho Paiakan, një nga mbrojtësit më të zjarrtë të pyjeve të Amazonës, vdiq në moshën 65 vjeç, në mes të qershorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco