Blerim Destani shfaqet krah aktorëve botëror në filmin e ri

Blerim Destani shfaqet krah aktorëve botëror në filmin e ri

07:39, 09/09/2020
A+ Aa A-

Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale projektin e fundit kinematografik.

Destani do të luajë krah yjeve me famë botërore si Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones.

 “Shikojeni trajlerin e filmit tim më të fundit ‘Traileri i kthyer”. Yjet e filmit janë aktorët Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones. Ishte një nder të aktroje krah këtyre zotërinjve. Linku në bio”, ka shkruar Blerimi krah postimit.

Destani prej vitesh vazhdon karrierën jashtë vendin si aktor duke marrë pjesë në projekte të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco