Dita e parë e shkollës, Adrola mesazh urimi për të birin

Dita e parë e shkollës, Adrola mesazh urimi për të birin

21:00, 08/09/2020
A+ Aa A-

Modelja shqiptare, Adrola Dushi, sot ka postuar në rrjetin social Instagram një foto me djalin e saj Troin.

Ajo ka uruar djalin e saj të vetëm për ditën e parë të shkollës, ku i dedikon fjalët më të ëmbla. Modelja shprehet se është e bekuar dhe e ka pritur me shumë dëshirë këtë moment.

Adrola para disa ditëve ka postuar një set fotografish të realizuara në Theth të Shkodrës nga fotografi i njohur, Renuar Locaj. Ajo në fotografi shfaqet tejet mbresëlënëse, dhe e ‘egër’  dhe me mbishkrimin ku thotë se duket ‘Pak e sertë, si Mirditoret’.

Bukuroshja momentalisht është duke qëndruar në  Shqipëri.

Ajo gjithashtu motivon Troin me fjalët e saj: “ Djalit tim, Gjithmonë kujtoje se je më trim se që beson, më i fortë se që dukesh, më i mençur se që mendon, dhe shumë më I dashur se ti e di. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco