Vajza, qetësohuni! Rita e tregon vetë si e lufton celulitin

Vajza, qetësohuni! Rita e tregon vetë si e lufton celulitin

11:51, 07/09/2020
A+ Aa A-

Kanë mjaftuar disa foto të këngëtares Rita Ora në llogarinë e saj në instagram që ndjekësit dhe mediat të kthejnë sytë nga ajo.

Këngëtarja u shfaq në super formë ndërkohë që po bënte trajtime të rregullta anti-celulit në këmbët e saj për t'u siguruar që të duket perfekte në plazh. Ajo duket e lumtur dhe e qetë  teksa kryen procedurën anti-celulitit “A Shane Cooper” .

Por çmimi i këtij trajtimi nuk ngelet enigmë pasi Rita tregon se kushton vetëm 450 euro. Shane, i cili gjithashtu trajton Maya Jama dhe Laura Whitmore, tha: "Ky është i vetmi trajtim që adreson si muskujt ashtu edhe dhjamin me një stërvitje kaq intensive".

Rita, pati fatin të tregonte rezultatet e trajtimit  të celulitit ndërsa ndiqte një bamirësi të sponsorizuar nga shtëpia luksoze e modës LuisaViaRoma.

Këngëtarja u fotografua me një fustan vezullues  në një gala bamirësie gjatë një udhëtimi në Itali, ku si gjithmonë ajo mahniti me pamjen e saj./r.d/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco