Ndërron jetë gruaja që vrau aktorin shqiptar John Belushi

Ndërron jetë gruaja që vrau aktorin shqiptar John Belushi

13:44, 05/09/2020
A+ Aa A-

Cathy Evelyn Smith ishte përgjegjëse për vdekjen në moshën 33 vjeçare të aktorit me origjinë shqiptare John Belushi.

Smith e dashura e aktorit në atë kohë injektoi gabimisht dozën vdekjeprurëse ( kokaine dhe heroinë) aktorit i cili ndërroi jetë në 5 mars 1982 në Hollivud. 

Image

Dhe më 18 gusht të këtij viti këngëtarja kanadeze ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare në shtëpinë e saj në British Columbia (Kanada).

Ajo kishte kohë që ishte e sëmurë shkruan New York Times.

Image

Në të njëjtin vit Smith në një artikull në faqen e parë në "National Enquirer" pranoi fajin.

Për t’i shpëtuar drejtësisë amerikane, këngëtarja iku jashtë vendit.

Në 1986 ai u kthye në SH.B.A. dhe negocioi një dënim 15-mujor, të cilën e vuajti midis dhjetorit 1986 dhe marsit 1988, në një burg të Kalifornisë.

Më vonë ajo u dëbua në Kanada, ku u vu në dispozicion të institucioneve për të edukuar të rinjtë për rreziqet e varësisë nga droga.

Deri kur aktori vdiq Smith ishte e njohur në qarqet e muzikës rock si vokaliste për Levon Helm, Rick Danko dhe Richard Manuel anëtarët që më vonë themeluan grupin rock ‘The band’.

Në fillim të viteve 1970 ajo ishte e dashura dhe muza e këngëtarit dhe kompozitorit kanadez Gordon Lightfoot.

Në 1976 Smith u bë vokalistja dhe  mbështetësja i kantautorit  Hoyt Axton, me të cilin shkroi "Flash of Fire".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi05/09/2020 21:08

Me mire tkishte ik per lesh qe kur injektoi aktorin

Shto koment

Denonco