Habit Marina Vjollca, ja me çfarë shkon për kafe

Habit Marina Vjollca, ja me çfarë shkon për kafe

09:10, 05/09/2020
A+ Aa A-

Prej kohësh, moderatorja e njohur, Marina Vjollca ka treguar se gëzon një pasion shumë të madh për motorrët. Megjithatë ajo nuk ka mundur t’i ngasë ata sa herë ka pasur dëshirë duke qenë se partneri i saj, Getoar Selimi nuk e ka lejuar për shkak të kujdesit që ka për të.

Ndonëse Marina nuk mund të ecë në rrugë të gjata me shpejtësi të mëdha, duket se në lagje apo në vende pranë shtëpisë nuk e ka aspak problem të levizë me motorr të madh, me të cilin është shfaqur disa ditë më parë edhe në disa video në ‘Instastory’ krah Luanës.

Së fundmi ka qenë moderatorja, Elona Duro e cila ka zbuluar se si shkon Marina në kafe. “E le për kafe me Marina Vjollcën, shih me çfarë vjen. E kisha parë në ‘Instastory’, por se besoja”, ka pohuar Elona mes shumë të qeshurash.

Me siguri kjo video do ju surprizojë dhe juve për shkak të guximit që Marina ka treguar duke drejtuar një mjet të tillë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco