Fero merr vendimin e papritur

Fero merr vendimin e papritur

20:19, 04/09/2020
A+ Aa A-

Rep-artisti i njohur kosovar, Fero, njihet për sjelljen e tij “kapriçoze” që shpesh bëhet temë mediatike.

Përpos kësaj, Fero, di si të tërheq vëmendjen edhe përmes projekteve muzikore, të cilat janë mjaft të suksesshme. Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, reperi nga Gjilani ka bërë një deklaratë, që ka habitur fansat e tij.

“Nga sot, nuk është askush menaxher i imi”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë. Nuk i dihet ende cili i është shkaku i këtij veprimi të reperit, por si duket ai nuk dëshiron që të jetë nën menaxhim.

Ndër të tjera, ditën e djeshme Fero lansoi këngën “KaDeWe” na bashkëpunim me reperin Joker Bra. Me një klip ku shiheshin disa skena eksplicite, projekti ka arritur të pëlqehet në masë të madhe nga adhuruesit e muzikës së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco